Haaland shfaqet në “San Siro”, por as për Interin dhe as për Milanin

Placeholder Image

Erling Haaland në San Siro? Jo për të ndjekur as Milanin dhe as Interin. Prania e tij në tribuna është realitet, vetëm se nuk ishte aty për asnjë nga klubet milaneze. Norvegjezi i Manchester City, vetëm pak javë pasi fitoi Champions League, i lejoi vetes një mbrëmje në Itali.

Qëllimi ishte për të marrë pjesë në datën e dytë nga katër takimet në Milano të turneut të Coldplay. Grupi anglez vazhdon të tejmbushë stadiumin “Meazza”.

Imazhi i tij i pangatërrueshëm u shfaq në tribunë, duke ngjallur kureshtjen e të pranishmëve. Tifozët e Inter e Milan do të kishin dashur që norvegjezi të kishte tjetër arsye për tu shfaqur në San Siro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?