Haaland theu rekordin historik në Premier League, sekreti është një video lojë “e turpshme”

Erling Haaland shënoi sërish për Manchester City, golin e 51-të për këtë sezon. Sulmuesi norvegjez nuk di të ndalet me rekorde, pais ka arritur shifrën e 35 golave në Premier League, duke u bërë shënuesi më i mirë në histori.

Haaland parakaloi Andrew Cole dhe Alan Shearer, të cilët shënuan nga 34 gola në sezonet 1993-94 dhe 1994-95.

“Jam shumë i lumtur për rekordin, por nuk e mbaj mendjen te rekordet e radhës. Sepse çmendem dhe shpërqendrohem. Unë po mendoj për ndeshjen ndaj Leeds United dhe si të fitojmë 3 pikët e radhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të shkoj në shtëpinë time dhe do të luaj disa video lojëra. Do të ha diçka dhe më pas do të fle. Çfarë video lojërash luaj? Nuk ua tregoj dot njerëzve, është shumë e turpshme”, theksoi Erling Haaland.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?