Haaland zgjidhet “Lojtari më i mirë në Premier League”, e fiton votimin “si Luizi”
Erling Haaland është votuar si “Lojtari më i mirë në Premier League” nga shtypi sportiv britanik. Një vlerësim i merituar për qendërsulmuesin norvegjez që dominoi me 82% të preferencave: kurrë më parë askush nuk kishte mbledhur një mbështetje të tillë.
Me 35 gola të shënuar në kampionat, 51 në të gjitha kompeticionet, Haaland ka “shkatërruar” çdo konkurrent, duke filluar nga mbrojtësi i Arsenalit, Bukayo Saka, i cili zuri vendin e dytë dhe Martin Odegaard në të tretin.
Sulmuesi 22-vjeçar bëhet lojtari i radhës nga Manchester City që merr çmimin që jepet nga viti 1948 dhe që për herë të fundit u fitua nga qendërmbrojtësi Ruben Dias në sezonin 2020-2021. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

