Habit deputetja Zviceriane: Dy golat nuk janë shënuar për Zvicrën por për Kosovën

Fitorja e Zvicrës kundër Serbisë vijon të mbetet një temë diksutimi.

Sidomos festa e lojtarëve shqiptarë duke bërë shqiponjën ka ngjallur shumë debat madje edhe politika është përfshirë në këtë çështje.

Deputetja e Partisë Popullore në Zvicër, Natalie Rickli ka qenë aktive gjatë ndeshjes në llogarinë e saj në ‘Twitter’ dh nuk ka rënë aspak dakort festën e futbollistëve në atë mënyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Super gol nga Xhaka, dhe çfarë po bënë ai për Kombëtaren tonë? Shqiponjën shqiptare”, ishte postimi i parë nga Rickli ku ia bashkëngjiti një figurë nervoze.

Swiss Digital Mobile Reklama

41-vjeçarja ka thënë se golat nga Xhaka dhe Shaqiri nuk ishin për Zvicrën por për Kosovën.

“Nuk mund të jem e lumtur me të vërtetë. Dy golat nuk janë shënuar për Zvicrën por për Kosovën”, ka shkruar Rickli.

“Nëse Përfaqësuesja e Kosovës fiton një ditë unë do të jem e lumtur për ju, por në Kampionatin Botëror ne jemi me Zvicrën”, tha ndër të tjera deputetja zvicerane.

E pas këtyre statuseve, llogaria e Rickli në Twitter është pushtuar nga tifozët e Zvicrës të cilët kanë kërkuar nga ajo që t’i largojë ato pasi kanë dalë në mbrojtje të futbollistëve më të mirë që kanë, Xherdanit dhe Granitit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?