“Hajmalia” Varane, mbrojtësi ka fituar 10 nga 10 finalet në karrierën e tij

Raphael Varane mund të njihet ndryshe si “hajmali” finalesh. E gjithë Franca ka besim te ai në finalen e Kupës së Botës kundër Kroacisë. Mbrojtësi në fakt njihet ndryshe si njeriu i finaleve; në karrierën e tij, ka luajtur 10 dhe ka fituar po aq. Të gjitha me fanellën e Real Madrid. Në vitin 2016 në finalen e Europianit të humbur nga “Gjelat”, ai nuk luajti ndaj Portugalisë, pasi ishte i dëmtuar.

Edhe pse është 25 vjeç, ai konsiderohet si një nga kolonat e mbrojtjes së Francës, dhe një nga më të mirët në Botë. Botërori në usi e ka konfirmuar një gjë të tillë. Varane është një nga ata lojtarë që nuk tremben kur bëhet fjalë për finale, edhe kur është ajo e turneut më të rëndësishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-mbrojtësi i Lillës i ka të gjitha kualitetet për të vijuar ecurinë perfekte. Me të në fushë çdo kupë e mundshme, duket se është e destinuar për të përfunduar në duart e tij. Deri më tani më tani e ka bërë një gjë të tillë gjithmonë me fanellën e Realit, ndërkohë që tani do të provojë ta bëjë edhe me atë blu të kombëtares së tij. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?