Hamiltonin e tradhëtojnë gomat, festojnë Verstappen e Vettel

Lewis Hamilton humbi vendin e liderit në kampionatin botëror të Formula 1, pasi u tërhoq nga çmimi i madh austriak, duke i hapur rrugë Max Verstappen për të korrur fitore me “Red Bull”.

Hamilton ishte në vendin e katërt, por pas një gabimi të strategjisë nga Mercedes dhe problemeve në goma, u tërhoq tetë xhiro nga fundi.

Sebastian Vettel përfundoi i treti me Ferrarin e tij pas shokut të skuadrës, Kimi Raikkonen, por kjo nuk e pengoi të ngjitet në vendin e parë në garë për pilot, duke lënë pas pilotin britanik, Lewis Hamilton.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?