Hamshik bën gati lamtumirën nga Napoli: Ka ardhur momenti të largohem!
Marek Hamsik ka pranuar zyrtarisht se po shtyn për ta mbyllur eksperiencën e tij 11-vjeçare me Napolin, në kërkim të një aventure të re. Hamshik ka oferta të ndryshme për të luajtur në Kinë.
“Kam dhënë gjithçka kam mundur për këtë fanellë dhe tani besoj se ka ardhur koha që marrëdhënia jonë të përfundojë. Do të më pëlqente të provoja diçka të re. Kemi besuar se këtë vit më në fund do të mund të fitonim titullin, pro për fat të keq nuk ia dolëm. Jam i zhgënjyer dhe më vjen keq për tifozërinë”, tha Hamshik.
Mediat napolitane raportojnë se pas Hamshik, ambienti në klubin e kaltër pritet të tronditet edhe nga zyrtarizimi i largimit të trajnerit Mauricio Sarrit, që mund të kalojë te Zeniti ose Çelsi.
KOHA JONË SONDAZH

