Harry kthehet në problem te Tottenhami, kërkon që të mos luajë ndaj City-it

Harry Kane nuk ka dëshirë të luajë kundër Manchester City-t këtë fundjavë. Sipas “The Sun”, sulmuesi nuk është i kënaqur nga ideja për t’u përballur me kampionët e Anglisë në javën e parë të Premier League.

Trajneri i ri i Spurs, Nuno Espirito Santo, ka ndërmend ta aktivizojë nga minuta e parë lojtarin, i cili shpresonte të lihej jashtë skuadrës pas shprehjes së dëshirës për t’u larguar nga ekipi.

Manchester City bëri një ofertë prej 100 milionë sterlinash për Kane në qershor, por Tottenham e refuzoi. Në ditët në vijim mund të ketë një tjetër propozim që mund të joshë kalimin e bomberit në “Etihad Stadium”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?