Havertz zbulon “sekretin” e formës së mirë: Nuk ndalem me pije energjike dhe ëmbëlsira
Chelsea po kalon një sezon të vështirë, por jo për të gjithë lojtarët e saj ka qenë gjithçka negative. Kai Havertz ka rezultuar një nga protagonistët pozitiv në shumë ndeshje, teksa në 5 të fundit, ai ka realizuar 3 gola.
Së fundmi, 23-vjeçari zbulon edhe sekretin e formës në këtë sezon duke u shprehur se ai konsumon shumë pije të gazuara si Coca-Cola të cilat edhe pse nuk rekomandohen në profesionin e tij, Havertz i ndikojnë për mirë.
“Nuk ndaloj dot së konsumuari pije energjike apo ëmbëlsira, më japin energji dhe forcë. Fatmirësisht nuk kam pasur dëmtime këtë sezon, dhe për sa kohë nuk ndihem keq atëherë është në rregull. Më parë te Chelsea kishim një kuzhinier, por nuk ndihesha mirë dhe ai më kuptonte sepse e dinte që unë isha një i çmendur pas sheqerit.
Edhe pas ndeshjes së fundit, konsumova Coca-Cola dhe ëmbëlsira, i kam të nevojshme. Edhe në pushimin mes pjesëve konsumoj ëmbëlsira sepse në këtë formë trupi im nis të funksionoj sërish dhe më pas ndjehem me energji të plotë”, u shpreh Havertz.
KOHA JONË SONDAZH

