Hazard befason pas fitores së Europa League: Ishte mirupafshim, por …

Eden Hazard ka qenë sërish protagonist për Chelsea-n duke shënuar një dopietë në pjesën e dytë duke ndihmuar ekipin e tij të fitojë Europa League. Duke folur pas ndeshjes sulmuesi belg ka folur edhe për të ardhmen e tij.

“Në pjesën e parë skuadrat ishin të stresuara sepse ishte një finale. Kur Giroud shënoi, mendoj se ishte fillimi i një nate të bukur. Kontrolluam ndeshjen dhe jam i lumtur për këtë trofe. E dimë se jemi lojtarë të mirë kur luajmë së bashku.

E ardhmja? Do të vendosim brenda disa ditësh, mendimi im i vetëm sonte ishte të fitonim finale. E kam marrë vendimin time dhe po pres të klubit. Mendoj është është një mirupafshim, por në futboll kurrë nuk i dihet. Ëndrra ime për të luajtur në Premier League e kam realizuar, por tashmë duhet të nisë një sfidë të re”, deklaroi Hazard pas ndeshjes. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?