Hazard blen një super rezidencë në Madrid me vlerë 10 milionë paundë

Eden Hazard duket se ka vendosur që ta shpenzojë menjëherë pagën e frikshme që merr te Real Madridi. Ylli belg ka blerë një rezidencë në Spanjë që arrin vlerën e 10 milionë paundëve.

 

E projektuar nga arkitekti i njohur Joaquin Torres, “Casa de Hazard” është e famshme për gurin e zi të veçantë dhe orenditë më të mira të artit. Familja e Hazard, e përbërë nga bashkëshortja Natacha dhe djemtë Yannis, Leo dhe Samy, do të ketë 6 dhoma gjumi, një pishinë, palestër, spa, fusha tenisi dhe sallë kinemaje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërtesa është e ruajtur me sigurinë më të madhe dhe është e gjitha e automatizuar, ndaj çdo dritare apo derë që hapet është me sistem komandimi elektrik. Edhe pse disi në mbipeshë për momentin, mesfushori pritet që të ketë një sezon fanastik te Reali që shpenzoi 120 milionë euro për të. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 Shtëpia është në lagjen me reputacion La Finca të Madridit

 E gjithë shtëpia është e pajisur me vegla të automatizuara

 Disa prej mureve janë prej kristali i cili nuk lejon asnjë dritë përmes

 Cila rezidencë e futbollistit do të ishte e plotë pa një pishinë?

 Një dhomë kinema mjaft e madhe për të gjithë familjen për t'u çlodhur Gjashtë dhoma gjumi do të thotë se Hazard do të ketë shumë hapësirë ​​për miqtë e tij të Chelsea

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?