Hazard nuk është ende gati, debutimi shtyhet për javën e tretë

Eden Hazard nuk do të debutojë në La Liga as këtë javë. Dëmtimi i pësuar në prag të sfidës hapëse ndaj Celta Vigo-s do të bëjë që belgu të humbasë edhe takimin e radhës, atë ndaj Villareal-it në transfertë.

 

Sulmuesi pritet të zbres në fushë ndaj Levante-s në ndeshjen e javës së tretë që do të luhet në “Bernabeu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hazard do të jetë në dyshim edhe për dy sfidat e radhës të kombëtares belge në kualifikueset e Euro 2020. Mungesa e 28-vjeçarit nuk ndikoi te madrilenët që regjistruan fitore në javën e parë të kampionatit, falë një formë shumë të mirë të Bale dhe Marcelos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?