Hesht “Bernabeu”, Rakitiç shënon një supergol!
Barcelona ka kaluar në avantazh në minutën e 26-të me atë të kroatit Ivan Rakitiç, që ka kaluar me një parabël të ëmbël Tibo Kurtuan duke i dhënë Barcelonës epërsinë në klasiken numër 242. Ka qënë një pasim fantastik i Sergi Robertos, që është shfrytëzuar maksimalisht nga kroati, që ka konkretizuar kështu dominimin e katalanasve deri në këto çaste.
FORMACIONET:
Reali i Madridit dhe Barcelona do të ndeshen për herë të 242-të në historinë e tyre në një klasike dhe cila skuadër fiton sot, do të marrë dhe kryesimin pasi në 241 sfidat e deri tanishme mbizotëron barazia me secilën skuadër që ka nga 95 fitore, ndërsa 51 sfida janë mbyllur në barazim.
Për të ndryshuar diçka nga humbja e mesjavës në Kupën e Mbretit, ku katalanasir nënshtruan “Bernabeun” me rezultatin 3-0, trajneri Santiago Solari ka vendosur që të hedhë nga minuta e parë Gareth Bejlin.
Nga ana tjetër, trajneri Ernetso Valverde nuk ka në dispozicion Semedon, ndërsa në vend të portugezit do të aktivizojë Sergi Roberton dhe me Artur që e nis titullar pikërisht në pozicionin në mesfushë të Sergi Robertos.
Real Madrid: Kurtua; Karvahal, Varane, Ramos, Reguihon: Kasemiro, Kros, Modriç; Bejl, Benzema, Vinicius.
Trajner: Solari
Barcelona: Ter Shtegen, Sergi Roberto, Lenglet, Pik, Alba; Rakitiç, Busquets, Arthur, Mesi, Suarez, De
KOHA JONË SONDAZH

