Hidhet sot shorti i Champions League, ja rivalët e mundshëm të Partizanit dhe Ballkanit

Partizani, Ballkani dhe Struga do të njihen sot me skuadrat që do të përballen në raundin e parë të Champions League. Shorti do të startojë në orën 14:00 në Nion të Zvicrës, ndërkohë që skuadrat shqiptare janë njohur me kundërshtarët e mundshëm që do të kenë përballë.

Të tre skuadrat kampione shqiptare ndodhen në vazon e jo favoritëve dhe do të peshkojnë ekipe të fortë. Për sa i përket Partizanit do të ketë përballë një mes  Sheriff Tiraspol (Moldavi), BATE Borisov (Bjelorusi), Astana (Kazakistan), Maccabi Haifa (Izrael) dhe Zrinjski Mostar (Bosnjë Herzegovinë).

Swiss Digital Desktop Reklama

Një short i vështirë për “Demat e Kuq” megjithatë jo i pamundur, teksa në kryeqytet pas një viti mund të vij sërish Zrinjski ekip që eliminoi vitin e kaluar Tiranën. Ndërsa Partizani mund të përballet edhe me ish-skuadrën e trajnerit Zoran Zekic, Sheriff Tiraspol.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy skuadrat e tjera shqiptare: Ballkani i Ilir Dajës si kampionë të Kosovës  dhe Struga e Shpëtim Duros si kampionë të Maqedonisë së Veriut, mund të kenë si rivalët të mundshëm këto skuadra:

FK Žalgiris Vilnius (Lituani), Shamrok Rovers FC (Irlandë), Ferencvaros (Hungari), The Nju Saints FC (Uells), PFC Ludogorets 1945 (Bullgari).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?