FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hierro shpërthen ndaj lojtarëve: Nuk vazhdohet kështu, pësojmë gol çdo rast

Trajneri i Spanjës, ka kritikuar futbollistët e tij pas barazimit 2-2 ndaj Marokut.

“Pas shumë vuajtjesh ia dolëm, e dinim që do të bënin gjithçka kundër nesh dhe do hidhnin më të mirët në fushë, siç bënë. Duhet të bëjmë autokritikë, ky nuk është rrugëtimi ynë, nuk mund të lejojmë kaq shumë raste. Si të mirat, si të këqijat në këtë ndeshje i kemi bërë ne.

Nëse duam të arrijmë ku duam, duhet të rregullojmë disa detaje, çdo rast që krijojnë kundër nesh pësojmë gol. Duhet të jemi të parët që bëjmë autokritikë. E dimë që ka mundësi përmirësimi. Kemi forcë ofensive, lojtarë me cilësi, por duhet të rregullojmë lojën në tranzicion, pasi ku ekipet që bëjnë lojë fizike na shkaktojnë shumë dëme”, tha Hierro pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?