FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

HISTORIKE/ 18-vjeçari norvegjez shënon 9 gola në një ndeshje (VIDEO)

E pabesueshme, fantastik dhe monstruoz. 18-vjeçari, Erling Braut Haland futet në historinë e futbollit, pasi sot ka shënuar 9 gola në Kupën e Botës të moshës deri 20 vjeç.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

E keni lexuar mirë, 9 gola në një ndeshje (Norvegji-Honduras), të shënuar nga minuta e 7-të deri në të 90-ën, nga bomberi që është nën kontratë me Salzburgun. Një djalosh i ri 191 centimetra, peshon 87 kg, dhe i rritur te të rinj e skuadrës së Bryne.

Swiss Digital Mobile Reklama

9 gola në tre ndeshje (Norvegjia ka humbur sfidat ndaj Zelandës dhe Uruguait) duke e ndihmuar kombëtaren e tij që të kualifikohet mes skuadrave më të mira të moshës deri 20 vjeç. Haland ndiet nga shumë skuadra të mëdha europiane, mes tyre edhe Juventusit, teksa sezonin e kaluar ishte pjesë një turneu të zhvilluar, kur aktivizohej me Molden.

Vlera e tij në merkato pritet që të rritet pas këtij turneu, pasi aktualisht në faqen e transfermarkt, ka vlerën vetëm 5 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?