HISTORIKE/ Shqipëria e minifutbollit kalon fazën e grupeve, sfidon nesër Ukrainën (VIDEO)
Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko barazuan në ndeshjen e tretë me rezultatin 0-0 përballë Kolumbisë dhe kaq i mjaftoi Shqipërisë për të avancuar më tej në botërorin e minifutbollit.
Në pjesën e parë skuadra kuqezi administroi në mënyrë perfekte barazimin dhe në disa raste vendimtar u tregua portieri Kejdi Myrtaj.
Shqipëria ruajti portën e paprekur dhe avancoi më tej si e treta më e mirë e Grupit F me dy pikë të grumbulluara, teksa tani vëmendja shkon te sfida me eliminim direkt, aty ku Shqipëria do të përballet me Ukrainën, në datën 8 qershor, në orën 20:35.

KOHA JONË SONDAZH

