FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hodhën flakadanë në fushë, Italia jep dënim të ashpër për 70 tifozë të “Illyrian Elite”

Pas hedhjes së flakadanëve në stadiumin ‘Renzo Varbera’ gjatë zhvillimit të ndeshjes Itali-Shqipëri më 24 mars 2017, policia e Palermos ka ardhur me një vendim ndaj tifo-grupit shqiptar “Illyrian Elite”.

Vendimi i policisë dënoi për 5 vjet hyrjen në të gjitha impiantet sportive ku zhvillohen ndeshje futbolli të çdo klubi sportiv e i çdo kategorie në nivel kombëtar e ndërkombëtar për 70 tifozë shqiptarë të identifikuar nga autoritetet italiane, shkruan Palermo Today.

Vendimi ndalues përfshin dhe zonat pranë stacioneve hekurudhore, hyrje-daljet e autostradave, pikat e takimit pranë porteve ose aeroporteve, apo vendet e tranzitit për tifozeritë.

Swiss Digital Desktop Reklama

aa

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?