Hoeness: Brenda 3 javësh do të zgjedhim trajnerin e ri

Bayern Munich vendosi të shkarkojë trajnerin Niko Kovaç të dielën, pas 16 muajsh në punë që u mbyllën me një humbje të thellë 5-1 në Frankfurt ndaj Eintrachtit vendas, që për ironi ishte edhe skuadra paraardhëse e kroatit.

 

Drejtuesit e klubit momentalisht ia kanë besuar drejtimin e ekipit, zëvendësit të Kovac, Hans Flick, që ka qenë edhe ndihmës i Joakim Low në Botërorin e 2014-ës, kur Gjermania u shpall kampione dhe do të jetë në pankinë për ndeshjet ndaj Olympiacosit dhe Borussias së Dortmundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i bavarezëve, Uli Hoenes ka deklaruar se do të duhen rreth 3 javë për të gjetur një trajner të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do ta mendojmë me qetësi, të gjithë bashkë dhe besoj se para transfertës ndaj Dusseldorfit, më 23 nëntor, do të kemi edhe trajnerin e ri. Deri atëherë besim të plotë te Flick, që ka eksperiencën e duhur për të udhëhequr skuadrën drejt fitoreve”, tha Hoeness.

Dëshira e drejtuesve gjermanë ishte për trajnerin e Ajaxit Eric Ten Haag, por ky i fundit deklaroi se nuk do të lërë holandezët para fundit të sezonit, ndërsa në Gjermani raportojnë edhe për kontakte me Thomas Tuchel, që aktualisht mban postin e trajnerit te Paris Saint Germain.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?