FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Holandezët thumbojnë Realin para ndeshjes: Arbitri, lojtari i 12-të i tyre sonte

Në prag të ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve mes Ajax dhe Real Madridit, që do të luhet sonte në mbrëmje, nuk mungojnë akuzat nga Holanda. Gazeta  “De Telegraaf” ka akuzuar klubin spanjoll se ka lidhje të forta me arbitrin Felix Brych.

Gjermani do të drejtojë sfidën e “Bernabéut” sonte në mbrëmje, ndërsa do ta bëjë këtë për herë të shtatë në raport me “Los Blancos”. Në gjashtë herët e tjera të mëparshme, kur i ka gjykuar, kampionët europianë në fuqi kanë fituar gjithmonë.

Përkufizimi i arbitrit si “lojtari i 12-të” në fushë për Real Madridin, është akuzë e mbështetur nga një listë e gabimeve të gjyqtarëve në Ligën e Kampionëve, duke favorizuar të klubin mbretëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?