FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Huazimi, formula e re e transferimeve që bëri namin në këtë merkato

Kjo merkato vere ka sjellë lëvizje të shumta në të gjitha kampionatet më të forta europiane. Interesant është fakti se shumica e transferimeve janë kryer me formulën e huazimit.

Duke qenë se ekipet janë të detyruara të rrespektojnë rregullat e FIFA-s në lidhje me Fair-Play-n financiar, ndaj kanë përdorur pikërisht huazimin.

Rasti më i fundit është transferimi i Mauro Ikardit te PSG-ja ku kaloi te ky ekip me formulën e huazimit. Gjithashtu edhe yje si Coutinho apo Sanchez apo Rebiç kanë gjetur ekip të ri pikërisht nëpërmjet huazimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja huazimet e bujshme që ndodhën këtë verë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Icardi: Nga Inter te PSG
Coutinho: Nga Barcelona te Bayern
Perisic: Nga Inter te Bayern
Alexis Sanchez: Nga Manchester United te Inter
Ceballos: Nga Real Madrid te Arsenal
Areola: Nga PSG te Real Madrid
Lo Celso: Nga Betis te Tottenham
Jese: Nga PSG te Sporting CP
Mkhitaryan: Nga Arsenal te Roma
Rebic: Nga Eintracht te Milan
Andre Silva: Nga Milan te Eintracht
Sergio Rico: Nga Sevilla te PSG.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?