Huliganët e City-it dhe Liverpoolit sherr masiv në metro pas ndeshjes (VIDEO)
Finalja e Superkupës së Anglisë ditën e djeshme nuk prodhoi thuajse asnjë episod dhune, teksa të dyja ekipet në fushë zhvilluan një lojë korrekte.
Gjithsesi nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sjelljen e tifozëve jashtë fushave. Mediat angleze kanë kapur një moment ku huliganët e të dyja ekipeve janë përplasur në metro duke shkëmbyer grushta me njëri-tjetrin.
Nuk kanë munguar edhe tifozët e lënduar, ndërkohë që një pjesë e tyre janë ndalur duke u bazuar nga pamjet filmike. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

