FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humbën penallti ndaj Anglisë, dy lojtarët e Kolumbisë kërcënohen me vdekje

Carlos Bacca dhe Mateus Uribe janë kërcënuar me vdekje nga tifozët kolumbianë pasi humbën 11-metërshat në ndeshjen e 1/8-ve të Kupës së Botës kundër Anglisë. Pjesa më e madhe e mesazheve në rrjetet sociale i janë drejtuar Bacca-s, i cili humbi një penallti vendimtare ndaj Pickford – ndërsa goditja e Uribe përfundoi mbi traversë.

Më 3 korrik ishte përvjetori i vdekjes së Andres Escobar, i cili u vr në Kolumbi, pasi shënoi një autogol kundër Shteteve të Bashkuara në Kupën e Botës, duke çuar në eliminimin “cafeteros”. Një tjetër lojtar, Carlos Sanchez, ishte kërcënuar me vdekje për shkaktimin e një penalltie, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë ndaj Japonisë në Rusi 2018. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?