Humbet fillimisht penalltinë, por Iniesta turpëron keq më pas portierin rival (VIDEO)

Andrea Iniesta nuk është një futbollist i zakonshëm dhe këtë e dinë të gjithë. Mesfushori spanjoll që ka shkëlqyer për shumë vite te Barcelona tashmë luan në Japoni, Vissel Kobe. Iniesta u bë protagonist në barazimin 2-2, teksa në minutën e 78-të ekzekutoi një penallti kur rezultati ishte 0-2 në favor në G-Osaka.

 

Fillimisht goditja e ish-mesfushorit katalanas u ndal nga portieri, por 35-vjeçari më pas ka treguar të gjithë klasin e tij duke kontrolluar topin dhe goditur në një mënyrë që nuk u dha asnjë shans rivalëve. Klasi i tij duket se nuk vdes kurrë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?