Humbi penallti ndaj Islandës, Messi: Ishte e dhimbshme …

Lionel Messi u bë protagonist për keq për Argjentinën, teksa humbi një 11-metërsh në pjesën e dytë, pasi portieri i Islandës, Halldorsson bëri një ndërhyrje shpëtimtare. “Pleshti” është shfaqur shumë i mërzitur në përfundimin e ndeshjes, ndërkohë që sipas tij tashmë synimi është që të mundin Kroacinë në duelin e dytë.
“Kemi dështuar në krijimin e rasteve të rrezikshme, tashmë duhet që të mundim Kroacinë. Ishim superior, kemi provuar për të fituar, por nuk arritëm. Gabimi im në ekzekutimin e penalltisë? Ishte e dhimbshme. Nuk duhet të dëshpërohemi, pasi e dinim që nuk do të ishte e thjeshtë. Sigurisht që jemi të hidhëruar, pasi meritonim të fitonim, por kemi shumë gjëra për të përmirësuar”, ka thënë Messi në deklaratën për mediat. /Rozalb Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

