Humbja ndaj Dinamo Zagreb kushton shumë, Chelsea shkarkon trajnerin Tuchel
Thomas Tuchel nga sot nuk është më trajner i skuadrës së Chelsea-t për shkak të rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit. Blutë e Londrës u mposhtën së fundmi edhe në Champions League nga modestët e Dinamo Zagreb ndërsa në Premier League në gjashtë javët e para pësuan dy humbje që rënduan bilancin e Tuchel.
Drejtuesit dhe pronari i ri i anglezëve, Todd Bohely morën vendimin për strategun 49-vjeçar. Tuchel ishte në krye të Chelsea prej vitit 2021 ndërsa arriti të drejtonte skuadrën në një sukses të madh si triumfi në Champions League në sezonin 2020-2021 ndërsa ia doli të siguronte edhe trofeun e SuperKupës së Europës dhe Botërorit për Klube.
Klubi i Chelsea ka falënderuar Tuchel për kohën e shpenzuar në krye të skuadrës ndërsa theksohet se stafi teknik do të marrë përsipër drejtimin e ekipit deri në emërimin e një trajneri tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

