FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hyka nga Izraeli: Në Shqipëri rikthehem vetëm për Tiranën

Jahmir Hyka për momentin ndihet i lumtur në Izrael. Që prej shkurtit të këtij viti pas eksperiencës me Maccabi Netanya, 32-vjeçari shqiptar është bërë pjesë e Sektzia Nes Tziona ku është shok skuadre me Sabien Lilaj.

Megjithatë Hyka nuk i harron fillimet e tij, teksa ka dalë si futbollist nga Tirana dhe një ditë dëshiron të rikthehet te bardheblutë siç e konfirmon vetë në një intervistë për “Player on Focus”.

“Synimi im është të vazhdoj të luaj jashtë Shqipërisë edhe për disa kohë. Me Tiranën kam pasur dhe kam marrëdhënie shumë të mira, kështu që nëse unë do të vendos një ditë të rikthehem në Shqipëri, besoj se do të jetë ekipi i parë me të cilin do të bisedoj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në futboll nuk mund të bësh plane, aq më tepër me këtë situatën e krijuar tani, por shpresoj të jemi mirë me shëndet në rradhë të parë dhe të mos kemi dëmtime. Kam dëshirë që të luaj futboll sa më gjatë që të jetë e mundur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam edhe një këshillë për lojtarët e rinj. Ndonjëherë talenti nuk mjafton që të bëhesh një lojtar i mirë duhet shumë punë, sakrificë dhe vullnet për të arritur atë që doni. Prandaj ata duhet të punojnë shumë dhe të mos mjaftohen vetëm me talentin”, u shpreh Hyka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?