Hyri me pistoletë në fushë, presidenti dhe klubi i PAOK marrin një dënim të rëndë

Federata Greke e Futbollit ka njoftuar sanksionet për PAOK-un dhe presidentin e saj për episodet e dhunës në ndeshjes ndaj AEK-ut në kampionat. Sfida u luajt më 11 mars, teksa presidenti i ekipit të njohur, Ivan Savidis, hyri në fushë me pistoletë duke kërcënuar gjyqtarin. Pas incidentit, kampionati grek u pezullua për disa javë.

PAOK-ut i  janë hequr 3 pikë në renditje duke zbritur në kuotën e 49 pikëve në vendin e tretë, ndeshja është shpallur e humbur ndaj AEk, si dhe do të luajnë pa tifozë në 3 ndeshjet e radhës në shtyp. Gjithashtu do të paguajnë një gjobë prej 63 mijë euosh, ndërkohë që presidenti i PAOK nuk ka të drejtë që të futet në stadium për 3 vite dhe do të paguajë një gjobë prej 100 mijë eurosh pas hyrjes me pistoletë në fushë.

Për sa i përket arbitrit të sfidës, Lobos Mikel u dënua me ndalim të hyrjes në stadiume për 90 ditë, si dhe një gjobë prej 15 mijë eurosh./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?