Hysaj bashkohet me Sarrin te Juventus

Për të ardhmen e Hysaj është folur shumë këtë periudhë, një diskutim i cili nuk pritet të mbyllet shpejt pasi anësori i Kombëtares përfshihet shpesh në çdo tratative të Napolit. E vetmja gjë e sigurt për momentin është se Hysaj do të largohet por mbetet për tu përcaktuar se ku.

Sipas “Corriere dello Sport”: Hysaj shihet si zëvendësuesi i Joao Cancelo. “Zonja e Vjetër” po mendon për pasuesin e portugezit, jo vetëm Hysaj, në listën e klubit bardhezi ka përfunduar dhe Kieran Tripper.

Diskutimi ndryshon nëse Sarri ulet në stolin e Juves, gjë e cila është thuajse e sigurt, Hysaj njihet si besniku i Sarrit dhe Juve është një opsion konkret dhe ideal për tu bashkuar pas vetëm një viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?