Hysaj “burgoset” te Napoli, gjithnjë e më larg Valencias
Elseid Hysaj rrezikon të mbetet te Napoli gjatë këtij sezoni, edhe pse hapësirat për të nuk pritet të jenë të mëdha. Mbrojtësi i kombëtares sonë është nxjerrë në merkato, pasi nuk bën pjesë në planet e Ancelottit. Edhe mbrëmjen e djeshme nuk u aktivizua për asnjë minutë në ndeshjen ndaj Juventusit.
“Corriere dello Sport” raporton se tratativat e fundit me Valencian mund të dështojnë. Distanca mes ofertë dhe kërkesës mbetet e lart për momentin. Skuadra e Napolit kërkon 20 milionë euro për kartonin e shkodranit, ndërkohë që spanjollët nuk shkojnë më shumë se shifra 10-12 milionë euro.
Hysaj ka arritur akord me Valencian për një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2.8 milionë euro në sezon, por me shumë gjasë do të mbetet një marrëveshje e pa konkretizuar. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

