FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj dhe Emerson Palmeri te Juvja? Cristiano Ronaldo mendon ndryshe

Juventus po përgatitet për ndryshime të mëdha në fazën defensive për sezonin e ri, duke treguar se te bardhezinjtë asnjë nuk e ka vendin e sigurt. Joao Cancelo është një ndër të parët që pritet të largohet te Manchester City për 50 milionë euro, ndërkohë Alex Sandro duket gjithnjë e ma lart kampionëve të Italisë. Hysaj dhe Emerson Palmeri janë dy kandidatët e mundshëm që mund ta zëvendësojnë.

 

Mbrojtësi i kombëtares sonë pas aventurës së suksesshme te Empoli dhe Napoli, është gati që të ribashkohet sërish me Sarrin, nëse merr drejtimin e Juventusit. Sipas “Tuttosport”, Cristiano Ronaldo pasi ftoi De Ligt, vazhdon të jetë aktiv në merkato, teksa kërkon që të bindë Marcelon që t’i bashkohet në Torino.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blerja e Mendy, mund t’i hapë rrugë brazilianit për t’iu bashkuar bardhezinjve. Juventus kërkon të ndërtojë një skuadër kompetitive për sezonin e ri në Champions League, ku priten të bëhen ndryshime të rëndësishme në grupin e futbollistëve. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?