FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj drejt kryqytetit italian, 3 milionë euro e ndajnë nga Roma

Elseid Hysaj ende nuk ka vendosur për destinacionin e ardhshëm të karrierës së tij. Mbrojtësi i kombëtares sonë është në bisedime me ekipin e Romës, ndërkohë që nuk mohohet as mundësia që të qëndrojë me ekipin e të kaltërve.

 

E përditshmja “Corriere dello Sport” raporton se verdhekuqtë kanë ofruar deri më tani 17 milionë euro, ndërkohë që Napoli nuk heq dorë nga pretendimi prej 20 milionë eurosh, por është gati që edhe tolerojë huazimin me të drejtë blerje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachi nuk ka ndërmend që të heq dorë nga mbrojtësi shkodran, teksa do të tentojë që ta rrëmbejë deri në ditën e fundit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?