Hysaj drejt transferimit në La Liga, pranë akordit me Valencian
Në momentin që dukej se Elseid Hysaj do të mbetej te Napoli, ka zhvillime të reja. Situata ka marrë një tjetër kthesë dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare është vetëm një hap larg transferimit në kampionatin spanjoll.
Mediat italiane raportuan mbrëmë se në garë për mbrojtësin shkodran është futur skuadra e Valencias, e cila humbi për një dëmtim të gjatë mbrojtësin Piccini dhe shikon Hysajn si futbollistin ideal për t’i besuar atë pozicion.
Edhe menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi pranoi se po negociohet mes palëve dhe se po nxitohet që të arrihet një marrëveshje brenda kësaj jave, pasi dihet tashmë që merkatoja mbyllet më 2 shtator.
Valencia është ofruar të marrë shkodranin në huazim me të drejtë blerjeje për 18 milionë euro, por edhe formula e transferimit është ende duke u negociuar mes klubeve. Me shumë mundësi marrëveshja do të mbyllet në orët në vijim.
KOHA JONË SONDAZH

