FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Hysaj gjithmonë i ka pëlqyer Juventusit, në janar mund të largohet”

E ardhmja e Elseid Hysajt u kthye në një telenovelë të vërtetë gjatë kësaj vere, por mbrojtësi shkodran nuk do të largohet nga Napoli. Presidenti De Laurentiis hodhi poshtë të gjitha ofertat në drejtim të tij, pasi i kishte vendosur çmimin prej 25 milionë euro. Agjenti i mbrojtësit, Mario Giuffredi zbuluan se si shkuan tratativat, duke zbuluar se Ancelotti dëshironte që ai të qëndronte.

 

“Diskutimet me Valencian u mbyllën dje në drektë, nuk u gjet akordi mes klubeve. Ju gazetarët nuk e dini se si kanë shkuar realisht gjërat. Hysaj ka pasur tri oferta nga Roma, Valencia dhe Atletico Madrid. Aigjithmonë i ka pëlqyer Juventusit, por më pas ata morën Danilon, për shkak të shkëmbimit me Cancelon, duke mbyllur tratativën. Jo domosdoshmërish është i treti në hierarki. Fillimisht do të largohej, por mekaro është dinamike dhe ndryshon çdo ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viti nuk ka shkuar shumë mirë, por as shumë keq, edhe pse ka pasur kërksa të rëndësishme. Napoli e vlerësoi 25 deri në 30 milionë euro, të cilat asnjë skuadër nuk i ofroi. Kontrata e tij skadon në vitin 2021 dhe në këtë moment, ai nuk ka asnjë dëshirë për të rinovuar. Për mua nuk u largua për arsye teknike, Ancelotti dëshironte ta mbante.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me mundësinë që Hysaj të luajë si mbrojtës qendror, agjenti i tij nuk bie dakord: “Absolutisht jo, më shumë Di Lorenzo mund të luajë si mbrojtës qendror. Napoli mund të luajë me skemën 4-3-3, por ndoshta nuk ka një regjisor. Nëse do të blinin Veretout, do të bëheshin një ekip i kompletuar dhe i fortë”. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?