FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj: Kemi rigjetur mentalitetin që na mungonte, të jemi më konkret

Kapiteni i kombëtares sonë, Elseid Hysaj, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Moldavisë.

“Gjetëm personalitetin, idenë e lojës sonë, sepse kishte humbur. Jam i kënaqur pasi kemi zhvilluar një lojë shumë të mirë. Ishte një rol i mirë për mua, por unë jam profesionist dhe jam i gatshëm për të bërë çdo rol që më jep trajneri. Duhet të luajmë për rritjen e kombëtares dhe për të ngjitur çdo ditë e më shumë nga një shkallë. Tani jemi një grup i bashkuar dhe me identitet.

Shiriti? Është një zgjedhje e trajnerit. Unë jam i gatshëm që të jap më të mirën time me apo pa shiritin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Humbja me Islandën? Duhet të ishim më konkret në fazën sulmuese, pasi loja nuk mungoi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prezenca e tifozerisë? Është shumë e rëndësishme, sepse ata na kanë dhënë shumë zemër. Sa më shumë tifozë të kemi, aq më shumë do të kemi dëshirë për të dalë përpara.

Moduli i lojës? Atë e vendos trajneri, thjeshtë të jemi më konkret në finalizimin e aksioneve”, deklaroi Hysaj. /Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?