Hysaj me orë 190 mijë dollarë në konferencë për shtyp
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është parë në konferencën e sotme për shtyp me një orë luksoze. Bëhet fjalë për një orë të markës zvicerane, Audemars Piguet sipas “A2CNN”, me flori të bardhë dhe diamantë, që kushton rreth 190 000 dollarë.
Elseid Hysaj është një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Serinë A italiane dhe ka një pagë prej 1,6 milionë eurosh në sezon. Aktualisht, mbrojtësi shkodran kërkohet nga Inter, Juventus dhe Manchester United, ndërkohë që duket se ka luksin për t’i plotësuar vetes çdo dëshirë të mundshme.

KOHA JONË SONDAZH

