Hysaj: Penalltia e padhënë dhe gabimi jonë vendosën ndeshjen
Elseid Hysaj duke folur pas humbjes ndaj Islandës, është shprehur se gabimi në mbrojtje e vendosi ndeshjen.
“Lojën e luajtëm ne, kishim rastet tona. Kemi punuar shumë mirë këtë javë, më vjen keq që humbëm sot. Një nga rastet ishte penallti dhe kur janë penallti e nuk jepen do të thotë se ndeshjen e humbë.
Goli ishte gabimi ynë pasi kur jemi 4 apo 5 njëri duhet ta ndalë pasi nuk mund të na kalojë vetëm njëri. Nëse nuk i rregullojmë këto gabime nuk shkojmë dot shumë. Vetëm këtë rast kishin ata dhe jo më shumë. Nuk luajtëm keq.
U gjenda mirë edhe pse është hera e dytë që e bëj këtë rol. Besimin për të shkuar para e kam dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”, deklaroi Hysaj.
KOHA JONË SONDAZH

