FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj: Reja na ka bërë të besojmë se jemi më të fortë se me Panuccin

Një ditë para ndeshjes, kapiteni i kombëtares, Elseid Hysaj ka folur në konferencën për shtyp në prag të transfertës ndaj Islandës. Mbrojtësi shkodran është shprehur i gatshëm për të luajtur me skemën 3-5-2.

 

“Besoj se jemi gati pasi kishim kohë dhe kemi bërë mirë në stërvitje. Jemi gati si skuadër për të fituar këtë ndeshje. 3-5-2? Besoj se me këtë skemë jam mirë në krah pasi krahun e njoh më mirë se qendrën megjithatë unë do të luaj aty ku trajneri më vendos. E ardhmja? Kam edhe 2 vite me Napolin dhe tani për tani po mendoj për Kombëtaren dhe pas kësaj ndeshjeje të Kombëtares do të mendoj për pushimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Islandën e njohim dhe ka bërë shumë mirë e ka lojtarë të fortë që luajnë në skuadra të mira. Nuk duhet nënvlerësuar pasi jemi mundur dhe duhet kujdes në disa lëvizje. Mendoj se do të arrijmë të bëjmë diçka të mirë në fushë. Nuk është sikur në Europian që tregoi se ka potencial por ka edhe fazën e keqe. Reja na ka bërë të besojmë se kemi më të fortë se ata që ishim”, deklaroi Hysaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?