Hysaj zbarkon në Londër, a do ta shohim në Premier League sezonin e ardhshëm?

Elseid Hysajn mund ta shohim duke luajtur në Premier League sezonin e ardhshëm. Ka qenë vetë futbollisti që ka ndezur edhe më shumë zërat për kalimin e tij në një nga ekipet angleze.

Shkodrani ka postuar një foto nga avioni në profilin e tij në Instagram, ku shkruan: “Londër, Angli”. Emri i Hysajt është folur shumë së fundi për një kalim të mundshëm te Çelsi, ku po shtohen edhe zërat se ky ekip do të drejtohet nga trajneri Mauricio Sarri, me të cilin mbrojtësi kuqezi është shumë i lidhur.

Pas pak ditësh mbrojtësi do të grumbullohet me Kombëtaren dhe duket se ka kërkuar ta shfrytëzojë kohën për të qartësuar më shumë të ardhmen e tij. Në garë për mbrojtësin shqiptar është edhe Mançester Junajtid dhe Arsenali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?