FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I dha fitoren Kukësit, Daku: Ia vlejti pritja, dua të vazhdoj me këtë ritëm

Mirlind Daku ishte padiskutim lojtari i ndeshjes në sfidën mes Kukësit dhe Flamurtarit. Me golin e tij talenti i përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Kosovës i dha 3 pikët skuadrës verilindore duke zëvendësuar siç duhet sulmuesin kryesor Vasil Shkurtaj i cili është i dëmtuar.

“Pritja ia ka vlejtur, duke marrë parasysh që me golin tim morëm tre pikët, mendoj se ia ka vlejtur, pres të vazhdoj me të njëjtin ritëm.

Është privilegj kur ke konkurrencë me një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit. Jo vetëm që punon më shumë, por edhe mëson nga ai në shumicën e kohës. Është një ndjenjë e mirë nuk është ndonjë gjë e keqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraqitja është e mirë kur shënon gol, është një ndjenjë e mire kur i jep tre pikët ekipit, unë gjithmonë e pres momentin tim, dhe është trajneri ai që vendos”, deklaroi talenti i verilindorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?