FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I gjithë Lihtenshtejni vlen 3 herë më pak se Hysaj

“Bota është me rrota”, është një shprehje e urtë që përdoret gjerësisht në zhargonin e përditshëm dhe kështu mesa duket po ndodh edhe me kombëtaren tonë. Dikur kemi qenë shumë inferior ndaj kombëtareve të tjera, madje e gjithë skuadra jonë nuk vlente as sa një lojtar i rivalëve, por tashmë gjerat janë përmbysur.

Kundërshtari i radhës është mjaft modest, pasi nëse marrim parasysh vlerën e skuadrave jemi 10 fish më të lart në këtë aspekt. Faqja më e njohur e vlerave të skuadrave dhe lojtarëve, “transfermarket.com” ka vlerat e të dy kombëtareve, raporton Albeu.

Lihteinshtejni ka një vlerë që shkon në 4.3 milion euro, ndërkohë që kuqezinjtë tanë kapin shifrën e 46 milionë eurove. Lojtari i tyre më i shtrenjtë është Buchel i Empolit, i cili vlen 2 milion euro, ndërkohë që te ne është Elseid Hysaj me një vlerë prej 13 milion euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra, nëse marrim parasysh këto vlera i gjithë ekipi i Lihteinshteint vlen 3 herë më pak se Hysaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?