I hoqi tutat lojtarit të Portos, veprimi i Dumfries bën xhiron e rrjeteve sociale (VIDEO)
Porto nuk mundi të shkonte përtej një barazimi pa gola mbrëmjen e djeshme ndaj Interit, duke sjell dhe eliminimin nga Champions League. Një nga momentet më gazmore ndodhi në fillimin e pjesës së dytë.
Denzel Dumfries përdori çdo mënyrë për të ndalur futbollistin e Portos, Galenon, madje duke i hequr dhe tutat. Dy lojtarët ishin gjatë një dyluftimi, kur lojtari i Interit e teproi disi duke i ulur tutat.
Veprimi ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, teksa tifozët nuk i kursyen as batutat: “Galeno mos u fut në Twitter sonte shoku”.
Momento più importante della partita : Galeno smutandato da Dumfries#PortoInter pic.twitter.com/Lg6ARdVAFs
— Aldo1926 quello che ascolta i Lunatici🌙 (@Aldo__1926) March 14, 2023
KOHA JONË SONDAZH

