FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I mori pikë Skënderbeut, Birçe: Na jep siguri për të ardhmen

Luan Birçe ka debutuar me barazim në stolin e Flamurtarit. Vlonjatët nuk shkuan më shumë se 1-1 përballë Skënderbeut, pas një paraqitje që sipas tij sjell siguri për të ardhmen.

Siç u zhvillua ndeshja, sigurisht që meritonim pasi krijuam raste. Bëmë gjithçka që të fitonim ndeshjen. Fati nuk na e dha këtë mundësi deri në fund. Na duheshin patjetër tre pikët dhe ky ishte mesazhi gjatë gjithë javës, në mënyrë që të kishim mundësinë për të gjetur vazhdimësinë në kampionat.

I kënaqur me lojën? Ishte diçka e evidentuar gjatë gjithë minutave të lojës. Çunat reaguan, i përgëzoj shumë për gjithçka që dhanë në fushë. Kjo situatë na jep besim të gjithëve se do të ecim në ndeshjet në vazhdim” përfundoi Birçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?