I papërmbajtshëm në debutim, Lozano shënon gjithmonë në ndeshjen e parë
Hirving Lonzano e nisi në mënyrën më të mirë aventurën te Napoli, duke shënuar që në ndeshjen e parë me Napolin, në super duelin ndaj Juventusit. I futur në fushë në fillimin e pjesës së dytë, ai realizoi golin e dytë për skuadrën e tij.
Një fakt interesant e shoqëron gjithmonë: Sa herë që debuton me një fanellë në një turne, sulmuesi realizon gol. Kjo gjë ka ndodhur në Meksikë, kur luante me Pachuca, më pas në Holandë me skuadrën e PSV-së dhe së fundi dje me Napoli.
Edhe kur ka debutuar në Botëror me fanellën e kombëtares së Meksikës sulmuesi e ka vijuar këtë traditë, duke shënuar ndaj Gjermanisë. Madje edhe në Champions League, në ndeshjen e parë në këtë turne, Lozano ka realizuar me PSV. Lozano u bë lojtari i parë meksikan që shënon gol në Serie A.
? Hirving Lozano is on fire again!
⚽ GOAL at debut for Pachuca
⚽ GOAL at debut for Mexico
⚽ GOAL at debut for PSV
⚽ GOAL at debut at World Cup
⚽ GOAL at debut at UEFA Champions League
⚽ GOAL at debut at Serie A for Napoli#Napoli #JuveNapoli #mexico #lozano pic.twitter.com/okWHeUM6tm— LOZANO STATS ?? (@LozanoStats) August 31, 2019
KOHA JONË SONDAZH

