I pushoi zemra në gjumë, vdes ish-futbollisti shqiptar

Ish-futbollisti shqiptar, i quajtur Aldi Cala është gjetur i vdekur në dhomën e tij në Pontetetto të Italisë.

24-vjeçari një natë më parë kishte dalë për të festuar me shoqërinë, teksa ishte kthyer në shtëpi për të pushuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës, shkruan SYRI.net.

Sipas asaj që raporton “lanazione. it”, prindërit duke menduar se djali i tyre ishte veçanërisht i lodhur, e lanë të pushojë deri pasdite. Por kur panë që situata nuk ishte normale pasi Aldi Cala nuk po reagonte ata vendosën që të shkatërrojnë derën për tu futur brenda. Aty zbuluan ngjarjen tragjike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për momentin shkaku mbetet një mister por mjekët thonë se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale pasi zemra e 24-vjeçarit ka pushuar së rrahuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trupi u transportua në morgun e “Campo di Marte” në pritje të përgjigjes diagnostikuese të kërkuar nga familjarët që të përcaktojë saktësisht shkaqet e kësaj vdekje.

Sipas deklaratave të prindërve thuhet që ish-futbollisti nuk ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe alkoolit.

Në të kaluarën Aldi Cala kishte qenë pjesë e skuadrës amatore Folgor Marlia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?