I refuzoi pijen, McGregor qëllon me grusht një person në lokal (VIDEO)

Conor McGregor, nuk ka ndërmend që të ndalet me sjelljet e tij aspak të mira në publik. Në një video të publikuar nga “TMZ”, irlandezi shihet duke goditur me grusht një burrë, i cili besohet se refuzoi të pinte uiskin e McGregor, “Proper Twelve”.

 

Incidenti ka ndodhur në një lokal të Dublinit 6 prillin e kaluar. Sipas “TMZ”, Conor u ka ofruar të gjithë atyre që ishin në lokal një gotë nga uiski i tij dhe problemet kanë filluar kur njëri prej tyre ka refuzuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

McGregor ndan një gotë me të pranishmit e tjerë në lokal para se të godasë njërin prej tyre që ishte ulur në banak.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?