Icardi gati të rikthehet tek Interi, por i vendos tre kushte klubit

Interi po kalon një moment të vështirë, pasi po përballet me një emergjencë totale në repartin e sulmit. Dje në mbrëmjen e djeshme ka pasur një takim të dytë mes Marottës, Wanda Narës, Icardit dhe avokatit të çiftit, Paolo Nicoletti, i cili po bën edhe ndërmjetësuesin për të rivendosur paqen mes palëve.

Rezultatet nuk kanë qenë aspak optimiste, pasi Icardi ka vendosur kushtet e tij që të rikthehet, duke qenë se ka hequr dorë nga pretendimi për të pasur shiritin e kapitenit, por ka kërkuar të tjera gjëra ndaj shoqërisë.

Kështu kërkesa më e rëndësishme e sulmuesit është që klubi të dalë dhe të japë një sqarim publik për arsyet pse e detyruan t’i heqë shiritin e kapitenit, gjë që Marotta kërkon ta shmangë medoemos, pasi kërkon që problem të mbetet brenda ambienteve familjare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesa e dytë e sulmuesit është që Interi të nisë një fushatë për të përmirësuar imazhin e Icardit dhe të bashkëshortes menaxhere të tij, ndaj të cilëve janë thënë shumë fjalë të tepërta gjatë kësaj kohe lufte mes palëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkesa e fundit e Icardit është që të vijojë të ketë një rol të rëndësishëm në dhomat e zhveshjes, ndërsa pretendon se ka marrëdhënie të mira me pjesën më të madhe të lojtarëve dhe nuk ka asnjë arsye për të kërkuar ndjesë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?