Icardi te Juventus? Në Torino dalin në treg fanellat e para
Në pritje të sqarimit të të ardhmes së Mauro Icardit tek Interi, në Torino kanë shkuar edhe më larg. Në dyqanet pranë stadiumit kanë filluar që të shfaqen fanellat e para me numrin 9 të argjentinasit të stampuar në fanellën e sezonit të ardhshëm.
Një provokim që paraprin një transferim të mundshëm, të bomberit argjentinas në verë te skuadra torineze që është në kërkim të një sulmuesi të njohur, pasi Mandzukic nuk mund të garantojë rendiment të lart në çdo ndeshje.
Icardi ka një klauzolë 110 milionë euro, por nëse nuk zgjidhet problemi me Interin, mund të largohet për një shifër shumë më të ulët. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

