Igli Tare zbulon planet e së ardhmes: Duam lojtarë me prespektivë!
Lazio është në garë për një vend në zonën evropiane për sezonin e ardhshëm, por puna në merkato nuk ndalet. Drejtori sportiv, Igli Tare duke folur së fundmi për mediat e e ka cilësuar një moment delikat
“Po jetojmë një moment jo shumë të mirë në futbollin botëror dhe europian. Sigurisht që ne kërkojmë të mbajmë skuadrën në një nivel të lartë dhe të jemi të vëmendshëm te pjesa e shpenzimeve ekonomike.
Mbi të gjitha, ne kërkojmë të sjellim në skuadër lojtarë të rinj që kanë prespektivë të madhe në futboll. Por që të arrihet te kjo gjë, ne duhet t’u japim atyre kohën e nevojshme për t’u rritur”, tha Igli Tare.
KOHA JONË SONDAZH

