Ilir Daja: Politika ndikoi që Skënderbeu mos të dilte kampion

Skënderbeu do të luajë ditën e shtunë sfidën e fundit në kampionatit ndaj Partizanit në shtëpi. Në këtë takim skuadra korçare do të jetë e gjymtuar për shkak të mungesave të shumta.

Në një intervistë për “Top Channel” trajneri Ilir Daja ka folur për situatën e krijuar në ketë fund sezoni, duke deklaruar se Skënderbeun nuk e lanë të dilte kampion.

“Të gjithë, duke filluar nga tifozët duhet të jemi krenarë për ekipin e Skënderbeut sepse ishim deri në fund për të fituar trofeun, pavarësisht se nuk na lanë, jemi edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush nuk e donte Skënderbeun kampion?
“Nuk duhet të fokusohemi vetëm tek federata, sepse nuk besoj që federata, pavarësisht se në caktimin e arbitrave ka përdorur dy standarde, por nuk mendoj që ka ndonjë drejtim të caktuar që të dalë ky apo ai ekip kampion. Besoj që në Shqipëri, politika, pasi ka bërë punën e saj shumë të mirë, përzihet keqas edhe tek sporti”./panoramasport

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?